Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi “blindon” mbrojtësin 18-vjeçar, kontratë deri në vitin 2028

Jorrel Hato do të jetë lojtar i Ajaxit të Amsterdamit për një kohë të gjatë. Siç njofton klubi holandez në faqen e tij zyrtare, mbrojtësi i lindur në vitin 2006 ka zgjatur kontratën deri në vitin 2028. Më poshtë teksti i plotë i komunikatës:

“Ajax dhe Jorrel Hato kanë arritur një marrëveshje për një kontratë të re. Kontrata e re e mbrojtësit 18-vjeçar do të zgjasë deri më 30 qershor 2028. Kontrata e tij e vjetë do të zgjaste deri në mesin e vitit 2025. Hato ka luajtur në ekipin e të rinjve të Ajaxit që nga verën e vitit 2018, kur mbërriti nga ekipi i të rinjve të Sparta Roterdamit.

Lexo edhe:

Më 11 janar 2023 ai bëri debutimin e tij të parë me ekipin e parë gjatë ndeshjes së Kupës së Holandës midis FC Den Bosch dhe Ajaxit (0-2). Hato numëron 52 paraqitje deri më tani me skuadrën e parë të Ajaxit dhe ka shënuar një herë”.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....