Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ajaxi dhe Qarabag “prekin” kualifikimin, Club Brugge e Ferencvaros të avantazhuar

Play-offi i Champions League është më afër për Ajaxin e Amsterdamit. Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar në Champions, morën një barazim 2-2 në sfidën e parë të turit të tretë kualifikues ndaj kampionëve të Greqisë Paokut të Selanikut. Me Kaçen e Mihajn që e ndoqën ndeshjen nga tribuna, Paoku u pa shumë shpejtë veten në disavantazh sepse pas 10 minutash lojë Ziyech kaloi harkëtarët në avantazh. Por reagimi i skuadrës selanikase erdhi brenda pjesës së parë me Akpom dhe Matos që në harkun e 7 minutave nga 32-ta në të 39-ën, përmbysën shifrat në favor të grekëve. Megjithatë Ajaxi nuk u demoralizua dhe në fillimin e pjesës së dytë veterani Huntelaar realizoi një gol me peshë duke barazuar shifrat në 2-2. Me këtë barazim holandezët janë të avantazhuar për të avancuar më tej. Në ndeshjet e tjera të këtij raundi, Qarabagu tronditi brenda në Qipro, Apoelin e Paolo Tramezzanit duke fituar 1-2 dhe duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit. Surprizë mund të konsiderohet edhe barazimi 1-1 që mori Ferencvaros në Zagreb ndaj Dinamos, ndërkohë që Club Brugge kaloi me rezultatin minimal 1-0 në shtëpi Dynamon e Kievit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...