Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi e PSV Eindhoveni ngecin që në start

Ajaxi i Amsterdamit e nis me një gjysmë hapi fals kampionatin holandez, pasi barazoi 2-2 në transfertë me Vitessen. Kampionët në fuqi të Eredivisie luajtën minutat e fundit me një lojtar më shumë, pas ndëshkimit të Bazoer (85’) me kartonin e dytë të verdhë, por nuk e arritën ta shfrytëzonin epërsinë numerike për të marrë fitoren e parë sezonale.

Skuadra e Ten Hag, tashmë pa emra të tillë si de Jong dhe de Ligt, pësoi gol që në minutën e 13-të (shënoi Bero), por pa u mbushur gjysmë ore lojë van de Beek, një tjetër emër u lakuar në merkato barazoi shifrat.

10 minuta pas nisjes së pjesës së dytë Bazoer i dha edhe një herë epërsinë Vittesses, por Tadic, i asistuar nga van de Beek, ktheu sërish baraspeshën. Rezultati nuk ndryshoi më, me gjithë presionin e madh të ushtruar nga “harkëtarët”.

Nuk bën më mirë se Ajaxi skuadra rivale për titull, PSV Eindhoven, që gjithashtu mori vetëm 1 pikë në këtë start të kampionatit në transfertë me TWenten, duke barazuar 1-1. Vendasit shënuan të parët me Nakamurën në pjesën e parë, ndërsa në fraksionin e dytë barazoi Dumfries.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...