Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi fiton me goleadë dhe kap përkohësisht kreun

Fitore e lehtë për Ajaxin e Amsterdamit në javën e 5-të të Eredivisies. Kampionët në fuqi të Holandës triumfuan me rezultatin e thellë 1-4 në transfertën ndaj Sparta Roterdam dhe u ngjitën përkohësisht në krye të Eredivisies me 10 pikë të grumbulluara por mbi të gjitha me një ndeshje më pak. Ajaxi zgjidhi gjithçka që në pjesën e parë me golat e Promes dhe Ziyech ndërkohë që në fraksionin e dytë realizuan Tadic me penallti dhe sërish marokeni Ziyech. Golin e nderit për Spartën e realizoi turku Dervisoglu. Më herët fitoi edhe Twente që me mesfushorin e kombëtares Shpresa Lindon Selahi si titullar mposhti 3-1 Utrecht dhe mori fitoren e dytë në 5 takime në të cilat nuk njeh humbje por numëron edhe 3 barazime.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...