Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi fiton me goleadë, shkëlqen braziliani Antony!

Pas barazimit pa gola ndaj Go Ahed Eagles, Ajaxi u rikthehet fitoreve me goleadë në shtëpi në Eredivisie. Në Amsterdam në një stadium të boshatisur për shkak të pandemisë Covid-19, skuadra e Erik Ten Hag mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Willem 2 në sfidën që hapi javën e 15-të të kampionatit holandez.  Sfida u zhbllokua në minutën e 15-të kur braziliani Antony i cili i ka të gjitha premisat për t’u shndërruar në yllin e ardhshëm të futbollit brazilian realizoi një supergol nga distanca. Argjentinasi Lisandro Martinez dyfishoi shifrat 3 minuta më vonë, për të ardhur te goli i dytë personal i Antony në këtë sfidë që shënoi në minutën e 23-të pas asistit të Haller.

Pikërisht sulmuesit nga Bregu i Fildishtë iu anulua një gol nga VAR në fraksionin e parë, ndërkohë që në pjesën e dytë Ajaxi shënoi edhe dy herë të tjera për shifrat finale 5-0. Në minutën e 71-të realizoi mesfushori Davy Klasseen  golin e 4-t ndërkohë që 5 minuta më vonë gjeti rrugën e rrjetës edhe një tjetër sulmues brazilian, pikërisht Danilo i cili kishte pak sekonda që kishte hyrë në fushë, me 22-vjeçarin që shfrytëzoi asistin e Rensch. Me këtë fitore Ajaxi e thelloi në +4 përkohësisht diferencën nga Feyenoord i vendit të dytë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...