Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ajaxi fiton pastër miqësoren ndaj klubit ku luajnë 6 futbollistë shqiptarë

Lokomotiva e Zagrebit, që ka në përbërje plot 6 futbollistë shqiptarë, ka luajtur një miqësore luksi ndaj gjigantëve anglezë të Ajaxit, ndonëse vetëm 4 prej tyre patën mundësinë të zbresin në fushë.

Epërsia e holandezëve ishte e padiskutueshme dhe ia dolën të fitojnë 3-0, duke shënuar dy herë në pjesën e parë me anë të Taylor e Rasmussen dhe duke vulosur suksesin me anë të Enem pak minuta para fundit të ndeshjes.

Mbrojtësi Jon Mersinaj dhe mesfushori Enis Çokaj e nisën si titullarë sfidën ndaj holandezëve, ndërsa në pjesën e dytë ishte Sherif Kallaku që zbriti në fushë pikërisht në vendin e shokut të tij te përfaqësuesja kuqezi.

Luajti pak minuta në pjesën e dytë edhe 19-vjeçari nga Kosova, Art Smakaj, ndërsa mesfushori Indrit Tuci dhe mbrojtësi Albion Marku e panë të gjithë ndeshjen nga stoli.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...