Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi fiton sfidën direkte ndaj Alkmaarit, -5 nga PSV

Vijon momenti i shkëlqyer për Ajaxin e Amsterdamit në Eredivisie. Harkëtarët arritën të dilnin me pikë të plota edhe nga sfida direkte për vendin e dytë përballë Azeta Alkmaar. Në AFAS Stadion përfundoi 1-2 për miqtë me Ajaxin që regjistroi fitoren e 5-t në 6 ndeshjet e fundit duke e ngushtuar sërish në 5 pikë disavantazhin ndaj PSV Eindhoven në renditje. Ishte një fitore me përmbysje për skuadrën e trajnerit Keizer pasi fillimisht ishin vendasit e Alkmaarit që kaluan të parët në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga iraniani Jahanbakhsh në minutën e 25-të. Pak përpara fundit të pjesës së parë u rishfaq veterani Huntelaar i cili barazoi rezultatin, ndërkohë që kur kishin kaluar pak minuta nga fillimi i pjesës së dytë gjyqtari akordoi një tjetër 11-metërsh këtë herë në favor të miqëve, penallti të cilën e kthehu në gol danezi Lasse Schone. Azeta e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të norvegjezit Sveenson në minutën e 80-të. Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 38 pikëve, 3 më shumë se Alkmaari që tashmë renditet në vendin e 3-të.

Lajme të tjera

La Liga

Eric Garcia u detyrua të largohej nga Barcelona këtë merkato teksa u transferua te Girona me anë të formulës së huazimit. Pasi debutoi me...

Legjionarët

30 mijë tifozë polakë në stadiumin ‘Wojska Polskiego’ të Varshavës, thërrasin në kor emrin e Ernest Muçit, i cili bëri një 70-minutësh për kornizë...

Kombëtare

Kushtojnë shtrenjtë flakadanët e hedhur në fushë në fillim të ndeshjes me Poloninë nga tifozët kuqezi, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta....

Conference League

Ernest Muçi bëhet padyshim protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënojë dy herë në ndeshjen e parë në grup mes...