Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi i papërmbajtshëm, “luan tenis” me Exelsiorin

Ajax nuk di ndalet në Eredivisie, vjen e katërta fitore rresht për “harkëtarët”, teksa viktima e tyre e radhës ishte Exelsiori, që u mposht me shifrat tenistike 6-2. Me këtë sukses ekipi i Erik Ten Hag shkëputet përkohësisht me 3 pikë nga PSV Eindhoveni i vendit të dytë.

Festivali i golave nisi shumë shpejt për vendasit, pas vetëm 10 minutash lojë Huntelaar kalon përpara Ajaxin. I pafuqishëm për të reaguar Exelsiori, që pëson dhe golin e dytë në të 37-ë, këtë herë protagonist ishte Tadic, ndërsa pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt të pjesës së parë sërish Huntelaar kujdeset për festën e vendasve. El Hamdaoui ndërkohë në të 42-ën shënoi golin e parë, por që nuk do të ishte i vetmi për miqtë.

Në pjesën e dytë nuk kishte shumë histori. Ajaxi ishte i papërmbajtshëm, Tadic nga pika e bardhë e penalltisë shënoi golin e katërt për skuadrën e tij në të 60-ën. Huntelaar njeriu i ndeshjes, shënoi golin e pestë për “harkëtarët” dhe të tretin personal. Festë pati edhe për Dolberg, ndërsa goli i Fortes thuajse në fundin e sfidës thjesht vlejti për statistikë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...