Eredivisie

Ajaxi i yjeve të rinj, zyrtarisht kampion i Holandës për herë të 34-t!

Ajaxi i Amsterdamit bën “double” dhe mbyll në mënyrën më të mirë një sezon të jashtëzakonshëm. Harkëtarët fituan zyrtarisht titullin kampion në Eredivisie për herë të 34-t në historinë e tyre, një rekord absolut ky në Holandë. Ajaxi në fakt me 99,9% e kishte siguruar trofeun që në fundjavë falë fitores ndaj Utrecht dhe humbjes së PSV Eindhoven ndaj AZ Alkmaar, por për të shkurorëzuar edhe zyrtarisht rivalët nga Eindhoven skuadra e Erik Ten Hag bëri detyrën edhe në javën e fundit ndaj De Graafschap duke fituar me shifrat 1-4 në një fushë që 3 vite më parë Ajaxi humbi titullin pasi barazoi 1-1, me trofeun që në 2016-ën shkoi për PSV-në. Që Ajaxi të humbiste titullin edhe këtë herë duhej që të ndodhte një çmendur pasi përveç avantazhit prej 3 pikësh ndaj PSV-së, harkëtarët kishin edhe goleavarazhin në krahun e tyre dhe duhej që Ajaxi të humbiste ndaj De Graafschap dhe PSV-ja të fitonte 14-0 ndaj Heracles.

Por Ajaxi nuk i la asgjë rastësisë dhe triumfoi lehtësisht 1-4 me golat e Schone, Tagliafico, dhe dygolëshin e Tadic, në krahun tjetër skuadra e Van Bommel fitoi vetëm 3-1 ndaj Heracles duke përmbysur shifrat. Ajaxi mbyll në mënyrë perfekte një sezon fantastik në të cilin arriti 28 fitore në 34 javë dhe grumbulloi 86 pikë, madje rikuperoi 5 pikë disavantazh ndaj PSV-së në javët e fundit të kampionat. Në fund të sfidës ndaj De Graafschap, brezit të artë të Ajaxit iu dorëzua trofeu i merituar nga Federata Holandeze e Futbollit. Titulli kampion, Kupa e Holandës dhe gjysmëfinalet e Champions League, madje për 1 sekondë mund të kishte prekur finalen e madhe, më shumë se kaq këta djem të rinj të Ajaxit nuk mund të bënin. 5 vite pritje për një titull të supermerituar, sa keq që sezonin e ardhshëm ky Ajax nuk do të jetë më sepse pas De Jong pritet të largohen edhe emra të tjerë të rëndësishëm si De Ligt, Van de Beek, Neres, Ziyech e Tagliafico.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency