Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi kalon edhe Vitessen, dy fitore larg titullit!

Ajaxi i Amsterdamit është vetëm 2 fitore larg titullit kampion në Holandë. Harkëtarët vazhduan serinë pozitive në Eredivisie pasi mposhtën 4-2 në shtëpi Vitessen, sfidë e vlefshme për raundin e 32-të të kampionatit. Kjo ishte fitorja e 6-të radhazi për skuadrën e Erik Ten Hag në kampionat. Serinë e golave e hapi marokeni Hakim Ziyech në minutat e fundit të pjesës së parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë u relizuan plot 5 gola. Tadic me penallti dhe de Ligt në minutat 54 dhe 58 i çuan shifrat në 3-0. Për Vitessen shkurtoi shifrat Foor në të 66-ën, ndërkohë që Tadic me një tjetër 11-metërsh shënoi dhe të 4-in për Ajaxin ndërkohë që shifrat përfundimtare në 4-2 i vulosi me golin e tij Darfalou në të 82-ën. Me këtë fitore Ajaxi u ngjit në kuotën e 80 pikëve, 3 më shumë se PSV-ja që luan të enjten, me një goleavarazh +13 më të mirë se rivalët nga Eindhoveni, pasi në Eredivisie titulli këtë sezon mund të vendoset pikërisht nga goleavarazhi.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...