Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi nuk bën blof përballë Cambuurit, pikë të plota në pesë javë

Ajaxi i Amsterdamit vazhdon të dominojë në këtë fillim sezoni të Eredivisie. “Harkëtarët”, edhe pse kanë humbur elementë të rëndësishëm gjatë merkatos së verës, mbetet ekipi për t’u mundur në Holandë. Në javën e pestë, skuadra e drejtuar nga Schreuder iu imponua 4-0 Cambuurit në “Johan Cruyiff Arena”, duke realizuar nga dy gola në çdo pjesë.

E hapi serinë e golave ish-sulmuesi i Tottenhamit, Bergwijn, në minutën e 35-të, dhe pesë minuta më vonë i njëjti autor realizoi të dytin e sfidës.

Gjatë fraksionit të dytë vijoi dominimi i Ajaxit, që u reflektua me dy gola të tjerë të shënuar nga Taylor dhe Kudus. Ajaxi kryeson renditjen më 15 pikë të plota (pret ndeshjen e PSV-s) më 5 ndeshje me golaverazh të përgjithshëm 16/3.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...