Në vetëm katër ditë Ajax rekuperon 5 pikë nga PSV-së kryesuese. Pas fitores në klasiken mes tyre, harkëtarët bënë detyrën dhe ndaj Excelsior në shtëpi duke triumfuar me rezultatin 3-1. Përballë roterdamasve ekipi i harkëtarëve nuk e pati aspak të thjeshtë pavarësisht se zhbllokoi i pari shifrat me golin e De Jong.
Execelsior megjithatë nuk u dorëzua dhe në minutën e 40-të Van Duinen realizoi golin e barazimit duke bërë që ekipet të shkojnë në barazpeshë në pushim.
Gjithsesi Ajax arriti të marrë fitoren në pjesën e dytë falë danezit Dolberg që u tregua i saktë nga pika e bardhë, përpara se Ziyech t’i vinte vulën takimit me golin e 3-1.
