Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi përmbys Feyenoordin dhe ruan kreun e renditjes

Ajaxi i Amsterdamit nxori praktikisht nga gara e titullit në Eredivisie Feyeoordin e Roterdamit, të cilin e mposhti me përmbysje 3-2 në “Johan Cruyjff Arena”, duke e ruajtur vendin e parë në renditje me 66 pikë. Një fitore e madhe për “harkëtarët”, që deri 12 minuta para përfundimit të kohës së rregullt po humbnin 1-2.

Sinsterra shënoi golin e parë për miqtë në minutën e tetë, por vendësit reaguan me Haller në të 24-tën. Një gabim në mbrojtje I kushtoi shtrenjtë Ajaxit në minutën e 28-të, me Til që ktheu shumë shpejt avantazhin në favor të Feyenoordit. Deri në minutën e 78-të miqtë u rezistuan sulmeve të “harkëtarëve”, por pikërisht në këtë moment Tadic barazoi 2-2. Ky finalizim u dha më shumë moral lojtarëve të vendas, që në të 86-tën realizuan edhe golin e fitores me Antony. U mbyll me fitoren 3-2 të Ajaxit klasikja e futbollit holandez, me Feyenoordin që praktikisht del jashtë garës për titull.

 

 

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...