Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi përmbys Willem II, Feyenoordi stërvitore me Rodan

Ajaxi i Amsterdamit fitoi me përmbysje 3-1 me Willem II në “Amsterdam Arena” vetëm pak orë para festës së Krishtlindjes. Pas një pjesë të parë “të thatë” ekulibrat në rezultat u prishën në minutën e 53-të, kur futbollisti i miqve, Sol, bëri të heshtnin tifozët e pranishëm në stadium. Gjithsesi, “harkëtarët” reaguan shumë shpejt me Justin Kluivert, që barazoi shifrat, ndërsa më pas shënuan Dolberg dhe Neres për rezultatin përfundimtar 3-1.

Ndërkohë, Feyenoordi i Rotermadit arriti një fitore të thellë 5-1 me Rodan në stadium “De Kuip”. Jorgensen zhbllokoi takimin pa kaluar një minutë lojë, ndërsa tre minuta më vonë dyfishoi Toonrstra. Në fillim të pjesës së dytë shkurtoi përkohësisht diferencën Gustafson, por vetëm kaq, sepse në minutat e mbetura Feyenoordi donimoi totalisht, duke shënuar edhe tre gola të tjera me Jorgensen dhe Berghuis, që e mbyllën sfidën me nga një dygolësh. Në takimet e tjera Groningen fitoi 4-0 me Spartën e Roterdamit, ndërsa Venlo – Heracles përfundoi 3-1. Eredivisie kryesohet nga PSV me 46 pikë, ndjek Ajax me 41 pikë, ndërsa Feyenoordi vazhdin të jetë i distancuar nga kryesuesit me vetëm 32 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...