Connect with us

Hi, what are you looking for?

Eredivisie

Ajaxi “shfryn” edhe ndaj Sittardit, Klaasen dygolësh

Ajaxi i Amsterdamit është makineri golash në Holandë. “Harkëtarët” mposhtën me golaedë 5-2 Sittardin në javën e 7-të të Eredivisies, duke ruajtur kreun e renditjes. “Harkëtarët” kanë realizuar mesatarisht pak më shumë se 4 gola për ndeshje e kanë pësuar vetëm 5 gola në shtatë javët e para.

Në fakt, takimi me Sittardin nisi keq për ekipin e drejtuar nga Ten Hag, që u ndëshkua nga Cox që në minutën e shtatë. Klaasen humbi një 11 metërsh në minutën e 31-të, por shënoi dy herë brenda pjesës së parë, duke kthyer rezultatin nga 0-1 në 2-1.

Ajaxi e vijoi dominimin në fraksionin e dytë, duke e gjetur edhe tri herë të tjera portën me Brobbey, Tadic e Promes, ndërsa në limitet e shtesës pati kohë për golin e dytë të Sittardit, që thjesht vlejti për statistikë. Në takimet e tjera Twente shkatërroi 5-1 Zwollen, ndërsa Groningeni mposhti 2-1 Venlo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...