Ajaxi i Amsterdamit arriti një fitore të frikshme 8-0 në “Johan Cruijff Arena” kundër Grafschap, duke rikthyer diferencën prej 2 pikësh me PSV Eindhovenin, që një ditë më parë mposhti 0-4 Heracles. Dy lojtarë të “harkëtarëve”, Blind dhe Ziyech shënuan nga një tregolësh, ndërsa listës që atyre që tundën rrjetën iu shtuan Tadic dhe Mazraoui. Në fakt ishin këta të fundit ata që realizuan dy gola e parë për Ajaxin.
Interesant fakti që si Ajaxi ashtu edhe PSV kanë të njëjtin golaverazh pas 16 javëve të para, 56-7, ndonëse diferenca është 2 pikë në favor të PSV-së.
Në takimet e tjera, Heerenveeni u mposht 2-3 nga Utrechti, ndërsa Groninegn – FC Emmen përfundoi 1-2
