Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ajo me Lotitton ishte dashuri-urrejtje”, Tare zbulon “pengun” më të madh: Gabuam negociator

Igli Tare ishte një nga drejtorët sportivë më jetëgjatë në klubin e Lazios, por njëkohësisht edhe një nga më të suksesshmit. Ish-futbollisti shqiptar bashkëpunoi për 15 vite me presidentin Claudio Lotitto, një bashkëpunim që e mbylli vetëm këtë verë. Në një intervistë të fundit, Tare thekson se kishte menduar se do të qëndronte përgjithmonë pjesë e Lazios, ndërsa zbuloi edhe disa nga tratativat e tij me emra të mëdhenj të futbollit botëror, por që nuk mundi t’i kontretizonte dhe t’i transferonte te kryeqytetasit.

“Kam punuar 15 vite me Lotitton dhe mendoja se do të qëndroja përgjithmonë te Lazio. Kam mësuar shumë nga një personazh si ai, është shumë inteligjent dhe kupton shumë nga futbolli. Edhe pse ndonjëherë tregohej shumë “kokëfortë”, për mua mbetet një personazh nga i cili kam mësuar shumë.

Lexoni edhe:

Ishin 15 vite të mbushura me dashuri dhe urrejtje, ai i njihte pikat e mia të forta dhe unë e dija se ai kishte një status më të lartë dhe se duhej ta respektoja. Unë e mendoja seriozisht se do të qëndroja përjetë te Lazio, edhe djemtë e mi janë lacial. Por, kështu është bota e futbollit, ajo ka cikle që nisin dhe përfundojnë.

Kush janë emrat me të cilët kam biseduar dhe nuk i kam transferuar? Pastore kur ishte ende te Huracan, gabuam me personin që negociuam dhe morëm informacionin e gabuar. Pastaj është edhe Cavani kur ishte te Palermo, por Zamparini nuk donte që ai të kalonte te Lazio. Kërkoja një transferim me formulën e huazimit me të drejtë blerje. Edhe Kim që luante me Napolin është një “peng” i madh për mua. Në atë periudhë ai luante te Shanghai, i bëmë një ofertë para se të kalonte te Fenerbahce”, u shpreh Tare.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...