Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Akord me klubin më të vjetër italian, Retegui realizon ëndrrën e madhe

Mateo Retegui debutoi me gol në kombëtaren e Italisë, gjatë duelit të muajit mars përballë Anglisë, i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2024.

Sulmuesi 24-vjeçar ka lindur në Argjentinë, por prindërit e tij janë me origjinë italiane. Roberto Mancini e ndiqte prej kohësh.

Dhe vendosi ta grumbullonte në skuadrën e kaltër. Retegui është në pronësi të Boca Juniors, që ka gjetur gjuhën e përbashkët me Genoan.

Klubi më i vjetër italian, që sezonin e fundit siguroi rikthimin në Serie A, do të paguajë rreth 15 milionë euro për kartonin e sulmuesit.

Lexo edhe:

Ndërkohë që Boca ka mbajtur edhe një përqindje të kartonit të tij. Vetë Retegui është i lumtur për faktin që do të luajë për herë të parë në Itali.

Po më realizohet ëndrra për të luajtur në Europë. Zgjodha Genoan, sepse është një klub i madh. Jam gati të mësoj sa më shumë nga kjo aventurë.

Dua të qëndroj më afër futbollit italian dhe të bëj gjithçka që është e mundur për t’u rritur”, deklaroi Retegui, autor i tri ndeshjeve dhe dy golave me katër herë Kampionët e Botës.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...