Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Akord me sulmuesin, Chelsea ofron miliona dhe një mbrojtës për Barcelonën

Merkato e Chelsea vazhdon të jetë e fokusuar te Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës dhe ka zgjedhur të rikthehet në Premier League, kampionat ku luajti me Arsenalin në periudhën janar 2018-janar 2022.

“Blutë e Londrës” kanë arritur marrëveshjen me agjentin e kapitenit të kombëtares afrikane. The Athletic raporton se klubi anglez ka ofruar 15 milionë euro + kartonin e Marcos Alonso për të mbërritur te sulmuesi 33-vjeçar.

Emri i mbrojtësit të majtë spanjoll lidhet prej kohësh me një transferim në “Camp Nou”, ndërkohë që tani pritet përgjigja spanjolle në lidhje me propozimin e fundit nga Londra, me katalanasit që kanë kërkuar 30 milionë euro për kartonin e Aubameyang.

Goleadori i njohur bëri shumë mirë me Barcelonën në fazën e dytë të sezonit të kaluar. Ai ia doli të shënojë 13 gola në 23 ndeshje të zhvilluara me ekipin e Xavit në të gjithë kompeticionet.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....

Ligue 1

Milan Skriniar zgjodhi të thyejë raportet e tij me Interin dhe tifozerinë zikaltër, për t’u transferuar një vit më parë te Paris Saint Germain...