Bundesliga

Akord për 25 milionë £, Timo Werner rikthehet në Gjermani

Timo Werner do të rikthehet në Bundesligën Gjermani me skuadrën e Leipzig, aty ku 26 vjeçari shkëlqeu me paraqitjet e tij.

Sulmuesi u largua nga klubi në viti 2020, duke u transferuar në Stamford Bridge për një shumë rekord prej 48 milion paund, por paraqitjet e tij jo të mira me Chelsea kanë bërë që Blutë e Londrës ta nxjerrin në merkato.

Klubi Anglez ka arritur akordin me Leipzig për shumën e 25 milion paundëve dhe skuadra Gjermane do të sigurojë një rikthim të madh në shtëpi.

Në garë për sulmuesin e përfaqësuese Gjermane ishte dhe Juventusi, por është vetë Werner që ka pranuar rikthimin e tij te Leipzig për të rigjetur edhe një herë formën e tij më të mirë.

26 vjeçari në katër sezonet e tij me Leipzig në Bundesligën Gjermane shënoi në total 78 gola, ndërsa me Chelsea në dy vite Gjermani në Premier League e gjeti rrugën e rrjetës gjithsej 10 herë.

Në ndeshjen e parë të sezonit të ri ndaj Everton, sulmuesi nuk ishte pjesë e skuadrës për shkak të një dëmtimi.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency