Kategoria Superiore

“Akordi u arrit”/ Shqiptari i tretë në ekip, Bekaj transferohet në Turqi

Visar Bekaj pritet të vazhdojë karrierën në Turqi. Portieri i Tiranës, protagonist në fitimin e titullit kampion me pritjet e tij dhe një ndër të paktët lojtarë që bëri mirë në ndeshjet europiane me bardheblutë, do të transferohet te Manisa FK.

Klubi turk garon në divizionin e dytë dhe ka si objektiv ngjitjen në Superligë. Deri tani janë bërë 11 afrime te bardhezinjtë, ku bien në sy edhe dy lojtarët shqiptare: sulmuesi anësor Eros Grezda dhe mbrojtësi David Domgjoni.

Mediet turke raportojnë se drejtuesit e Manisa FK kanë arritur akordin me “gardianin” e Kosovës dhe klubin kryeqytetas, teksa zyrtarizimi i kalimit të 25-vjeçarit tek ekipi i ri do të bëhet ditën e sotme.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency