Futboll

“Aks i nxehtë” Barcelonë-Napoli, në lojë edhe Miralem Pjanic

Me presionin e Barcelonës për Koulibaly dhe largimin e mundshëm të Fabian Ruiz, Aurelio De Laurentis mendon për një zgjidhje të mundshme për mesfushën. Sezoni i ri është në sfond dhe Napoli kërkon përforcime, për të ruajtur linjën e këtij edicioni, me skuadrën që ishte në garë deri në fund për titullin kampion. Ideja për mesfushën ka një emër dhe bëhet fjalë për Miralem Pjanic.

32 vjeçari është i huazuar te Besiktas nga Barcelona dhe në një formë klubet mund të bëjnë një shkëmbim interesant në merkato. Lojtari boshnjak do të rikthehet në Katalonjë në verë, por ai nuk dëshiron të qëndrojë, pavarësisht se tani në stol është Xavi dhe jo Koeman.

Trajneri aktual i italianëve, Spalletti e vlerëson shumë dhe mund të ketë përvojën dhe karakteristikat e duhura, pavarësisht moshës jo shumë të re, për të marrë mbi supe mesfushën e Napolit.

Gjithsesi, janë vetëm orët e para të këtij “operacioni” dhe pritet me shumë interes, pasi aksi Napoli-Barcelonë pritet të jetë i nxehtë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency