Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksident i frikshëm në Xhiron e Polonisë, çiklisti holandez në gjendje kritike

Aksident i tmerrshëm në fund të etapës së parë të Xhiros së Polonisë, vetëm pak metra para vijës së finishit. Në momentin final të garës, kur çiklistët po pedalonin me gjithë forcë për ta kaluar vijën të parët, Dylan Groenewegen shkakton një rrëzim kolektiv, por më keq se të tjerët e pëson holandezi Fabio Jakobsen, i cili i është nënshtruar një operacioni të gjatë prej pesë orësh, për të rivendosur në vend kockat e thyera.

23-vjeçari është në gjendje të rëndë, por mjekët janë optimistë e japin lajmin pozitiv për një situatë klinike të qëndrueshme të të aksidentuarit.

“Ndërhyrja ishte e vështirë,” – deklaroi Pawel Gruenpeter, zëvendësdrejtor i spitalit të qytetit të Katovicës. – “Nuk ka rrezik për jetën, por gjendja e tij mbetet e rëndë.”

Skuadra Deceuninck Quick-Step, për të cilën garonte Jakobsen, ka lajmëruar se nuk ka dëmtime në tru apo në shtyllën kurrizore të çiklistit holandez dhe se mjekët kanë tentuar ta nxjerrin nga koma.

Sipas doktoreshës së garës, Barbara Jerschina, janë shtruar në spital edhe tre çiklistë të tjerë: Damien Touze, Marc Sarreau dhe Eduard Prades. Gjithashtu ka marrë ndihmë në spital edhe një zyrtar polak, i cili u godit nga Jakobsen.

https://www.youtube.com/watch?v=OMobj6UZpso

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...