Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Aksident tragjik me makinë, humbet jetën sulmuesi nigerian!

Një lajm tragjik vjen nga Nigeria. Sulmuesi 26-vjeçari Ifeanyi George ka humbur jetën ditën e dielë pas një aksidenti tragjik me makinë. George po udhëtonte drejt Lagos kur pësoi aksidentin fatal me makinën e tij që u përplas me një mjet të tonazhit të rëndë duke përfunduar poshtë automjetit për transportin e mallrave. Bashkë me sulmuesin nigerian në makinë ishin edhe dy persona të tjerë, një shok skuadre dhe një mik i tyre i përbashkët të cilët kanë mbetur të plagosur rëndë. George luante për skuadrën e Enugu Rangers IFC në kampionatin Nigerian. Një lajm tragjik ky që godet botën e futbollit në epokën e koronavirus-it.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...