Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Aksidentohet në Motocross, Dovizioso prish planet për sezonin e ri

Pasioni i tij për Motocrossin rrezikon t’i prishë planet Andrea Dovizioso për fillimin e sezonit MotoGP. Piloti i lindur në Forlì, në të vërtetë, ishte protagonist i një rënieje të keqe, ndërsa po merrte pjesë në raundin e parë të kampionatit rajonal të Emilia Romagnas në pistën Faenza, duke thyer klavikulën e majtë.
Radiografia e realizuar në spitalin e qytetit Forlì konfirmoi frikën fillestare. Dovizioso ka planifikuar një ndërhyrje kirurgjikale sonte, në Modena, për të shkurtuar kohën e riaftësimit para fillimit të kampionatit botëror, më 19 korrik, në Jerez.

Dovizioso ishte lejuar nga Ducati të stërvitej në cross për një garë zyrtare, tri javë para startit të botërorit. Mësohet se ai është rrëzuar gjatë një kërcimi me motorin e tij në pistën “Monti Coralli”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...