Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Aksidentoi rëndë holandezin Jacobsen, Groenewegen pezullohet 9 muaj për incidentin

Çiklisti i Jumbo-Visma Dylan Groenewegen, është dënuar me një pezullim prej 9 muajsh pasi shkaktoi përplasjen e rëndë që la Fabio Jakobsen në koma, gjatë Turit të Polonisë. Sportisti holandez Groenewegen devijoi nga linja e tij, duke përplasur Jakobsen te barrierat kufizuese pak para se të arrinin në vijën e finishit në garën që u zhvillua 5 gushtin e kaluar. Një veprim që u gjykua gjerësisht si i qëllimshëm, ndërkohë që edhe pamjet filmike në disa kënde konfirmojnë se gjesti i Groeneweegn nuk ishte aksidental.

Edhe hetimet në lidhje më çështjen dolën në përfundimin se veprimi i çiklistit holandez ishte i qëllimshëm. Dënimi i tij nis që nga data e incidentit dhe do të përfundojë në 7 maj të vitit të ardhshëm. Çiklisti i Deceuninck-QuickStep, Jakobsen, më vonë pas atij aksidenti të frikshëm tha se ishte i lumtur që ishte ende gjallë. Atij iu desh të kalonte një javë në terapi intensive dhe të kryente dy operacione për të rindërtuar fytyrën dhe nofullën, ndërkohë që ka ende të tjera ndërhyrje kirrgjikale që i janë programuar për vitin 2021.

Një zëdhënës i skuadrës Deceuninck-Quick Step tha për BBC Sports se Jakobsen po rikuperohet mirë. Ndërkohë në një komunikatë Groenewegen 27-vjeçar shprehet: “Përplasja në etapën e parë të Turit të Polonisë do të mbetet përgjithmonë një faqe e zezë në karrierën time. Pasojat ishin shumë serioze, jam i ndërgjegjshëm për këtë dhe shpresoj se ky ka qenë një mësim për çdo çiklist. Ndjek nga shumë afër lajmet për rikuperimin e Jacobsen dhe veçse mund të shpresoj që një ditë ai të rikthehet krejtësisht siç ka qenë. Mbyllja e kësaj çështjeje disiplinore do të thotë që më në fund gjithçka është e qartë. Kjo më jep mundësinë që të shikoj përpara”.

Federata Ndërkombëtare e Çiklizmit deklaroi se Groenewegen, që edhe vetë pësoi dëmtime gjatë aksidentit dhe iu nënshtrua një operacioni në klavikul, do të lejohet të marrë pjesë në një sërë eventesh që janë në të mirë të komunitetit çiklistik.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...