Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Aktivizimi i Brojës i sjell buzëqeshjen Sylvinhos, sulmuesi pret më shumë hapësira te Fulham

Armando Broja më në fund pa dritë në fund të tunelit. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë u rikthye nën urdhrat e trajnerit të Fulham, Marco Silva, pas tre ndeshjesh nw tribunw. Tekniku portugez e kishte lënë në tribunë Brojën në tre takimet e fundit, por ndaj Newcastle e uli sërish në stol dhe e aktivizoi në minutën e 85-të.

Lexo edhe:

Një lajm i mirë për sulmuesin, por dhe për trajnerin Sylvinho i cili sheh një prej lojtarëve që ai e konsideron të rëndësishëm që të marrë minuta. Edhe pse hapësira ishte e vogël, fakti që Broja u hodh në fushë mund të merret si një mesazh pozitiv që deri në fundin e sezonit, Fulham t’i japë më shumë besim.

Vetë trajneri Silva para ndeshjes kishte deklaruar se ai i di cilësitë e Brojës dhe paralajmëroi se do i ketë mundësitë e tij. Broja kërkon që të marrë sa më shumë minuta deri në fundin e sezonit, në mënyrë që të jetë në formë e të bindë trajnerin Sylvinho për t’i bërë vend për në kampionatin europian që do luhet gjatë kësaj vere në Gjermani.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...