Granada është përjashtuar nga Kupa e Mbretit pas aktivizimit të portierit Adrian Lopez, i cili nuk ishte i federuar.
Granada fitoi me rezultatin 0-3 në transfertën e Arosa-s të enjten e kaluar në Kupën e Mbretit, megjithatë klubi ku luan sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni u përjashtua nga Federata Spanjolle e Futbollit, pasi theu rregullat.
Lexo edhe:
- Francesco Farioli, filozofi që po mahnit Europën me Nice
- VIDEO/ Porto-Antwerp, tifozët belgë shkaktojnë kaos dhe dëme të mëdha gjatë natës
- Rrëfehet ‘skifteri’ shqiptar: Ja pse nuk e kam grabitur shtëpinë e Messit
- Gëzohet Inzaghi, Arnautovic gati për ndeshjen e Champions League ndaj Salzburg
Pas vendimit të federatës spanjolle, Arosa mori fitoren 3-0 në tavolinë dhe kaloi në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, ndërsa Granada e mbylli rrugëtimin.
