Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Aktivizimi titullar i Mkhytarian, dilema e vetme e Mourinhos për formacionin  

Është dita e finales së Conference League, Roma-Feyenoord. Pritshmëritë në kampin e Romës janë të lartë, madje edhe kompanitë e basteve favorizojnë skuadrën e Mourinhos në këtë përplasje historike në “Air Albania”. Por çfarë ka përgatitur “Special One” për të befasuar kundërshtarët?

Portugezi i ka të gjithë futbollistët në dispozicion, duke përfshirë Spinazzola, i kthyer edhe pse jo ende në formën e tij më të mirë pas një periudhe 10 mujore jashtë skuadrës, dhe Mkhytarian, i cili në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Trigoria u stërvit me grupin.

Siç analizës së “Gazzetta dello Sport”, Mourinho i ka vendimet për mbrëmjen e sotme. Kanë mbetur vetëm dy vende për tre lojtarë në garë. Nyja e fundit për t’u zgjidhur ka të bëjë me Mkhitaryan. Në fund të stërvitjes së mëngjesit të djeshëm në Trigoria, armeni tha se ishte gati. Për këtë arsye, ai ka të ngjarë të luajë titullar. Zgjedhjet e Mourinhos do të varen më pas nga pozicioni në të cilin do të vendoset numri 77: armeni do të jetë në mesfushë, atëherë ai do të marrë vendin e Oliveiras, nëse do të rreshtohet në sulm, do të sakrifikohet Zaniolo.

Formacionet e mundshme:

Roma (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Oliveira, Cristante, Zaleëski; Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham. Trajner: Jose Mourinho.

Feyenoord (4-2-1-3): Marciano, Geertruida, Trauner, Senesi, Malacia; Kokcu, Aursnes; Til; Nelson, Dessers, Sinisterra. Trajner: Arne Slot.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...