Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Akuza e portieres së Spanjës: S’e kam parë të puthë në buzë lojtarë si Ramos dhe Carvajal

International women's friendly - Germany vs Spain, Steigerwaldstadion am 13.11.2018.

Futbollistja e kombëtares së Spanjës, Maria Dolores (“Lola”) Gallardo, 30 vjeçe, portiere e Atléticos së Madridit, nuk u kursye me kritika ndaj sjelljes së Luis Rubiales, president i Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll (RFEF), tashmë i pezulluar për 90 ditë nga FIFA.

Drejtues i lartë i futbollit spanjoll refuzoi të jepte dorëheqjen nga posti i tij në asamblenë e përgjithshme, pas sulmeve që ka ka marrë për puthjen në buzë të lojtares Jenny Hermoso, gjatë festës së titullit të Botërorit.

Lexoni edhe:

“Ne jemi lojtare dhe kurrë nuk kam parë Rubiales të puthë në buzë Sergio Ramos ose Carvajal (kapitenët e ekipit kombëtar të meshkujve) kur ata fituan trofe të rëndësishëm. Kjo, më fal, është diçka që nuk më hyn në kokë. Mund të jetë edhe euforik, dhe besoj se po… por për arsye të tjera, jo se ishim kampione bote”, ishin deklaratat e portieres në një program televiziv.

Dhe cilat janë arsyet për të justifikuar protagonizmin dhe entuziazmin e pazakontë të Rubiales? E thjeshtë, u përgjigj Lola: “Mendoj se ishte një vit shumë i vështirë. Ne jemi “të vogla” dhe “të shantazhueshme”. A ka shumë guxim para nesh, ai dhe trajneri Jorge Vilda”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...