Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Akuza e rëndë/ PSG si Barcelona e Bartomeut, ushtri profilesh të rreme për të sulmuar futbollistët

PSG mund të shpërthejë një çështje e ngjashme me atë të “BarçaGate”. “Mediapart” raporton se klubi francez ka pajtuar një agjenci të jashtme për të krijuar një “ushtri” llogarish false në Twitter, për të kryer fushata shpifjesh kundër disa medieve, klubeve dhe futbollistëve. Mes “viktima” ka qenë edhe Mbappé, sidomos kur francezi filloi të flirtonte me Realin e Madridit në vitin 2019.

“Mediapart” zbulon gjithashtu strategjinë e supozuar dixhitale që PSG përdori për të diskredituar shumë personazhe apo subjekte vitet e fundit:

“Tifozët parisienë ju duan shumë, ju e dini. E morët mesazhin sonte. Nëse mund të bëni më shumë presion në fushën e lojës…”, mund të lexohej nga një llogari e quajtur Paname Squad (në lidhje me Kylian Mbappenë), një nga ata që dyshohet se janë pjesë e këtij universi artificial të krijuar nga klubi.

PSG, megjithatë, i mohon faktet: “Ne kurrë nuk kemi punësuar një agjenci për të dëmtuar njerëzit apo institucionet. Klubi punon për të promovuar dhe festuar punën e shkëlqyer të njerëzve të PSG-së, skuadrës dhe partnerëve të tij”, thuhet në deklaratën e tij të shkurtër të PSG-së pas akuzave të “Mediapart”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...