Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Akuza të rënga nga Gjermania, mbikëqyrësi shqiptar përdhunoi punonjësen në Kaiserau

Akuza të rënga nga Gjermania, mbikëqyrësi shqiptar përdhunoi punonjësen në Kaiserau

Akuza të rënda vijnë nga Gjermania pas largimit në Kombëtares Shqiptare, e cila mori pjesë në Euro 2024. Një pjesëtar i stafit kuqezi, që dyshohet të ketë qenë një mbikëqyrës i rangut të ulët, akuzohet se ka përdhunuar një punonjëse të qendrës sportive në Kaiserau, ku kombëtarja shqiptare qëndroi gjatë pranisë së saj në Euro 2024.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur para ndeshjes me Spanjën, teksa punonjësja ka bërë edhe denoncimin në Prokurorinë e Dortmundit, që ka nisur hetimet, por 26-vjeçari shqiptar ia ka dalë të largohet nga Gjermania, pasi nuk ka pasur ende një urdhër-arresti për të.

Ngjarja u publikua në median gjermane, ku ndër të tjera punonjësja 18-vjeçare e qendrës sportive rrëfen se zyrtari shqiptar e kishte mbyllur me forcë në kuzhinë dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Lexo edhe:

Duke folur për median gjermane, një zëdhënëse e prokurorisë së Dortmundit tha se nuk është lëshuar një urdhër-arresti, pasi nuk është parë si një ngjarje për ndërhyrje urgjente dhe se ka nevojë të sqarohen rrethanat.

Identiteti i personit që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me punonjësen e qendrës sportive në Kaiserau nuk bëhet i ditur, teksa në një përgjigje për median gjermane, FSHF ka bërë me dije se e ka pezulluar atë nga puna pas publikimit të lajmit.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...

Futboll

Sulmuesi nga Guinea, Serhou Guirassy, i cili zhvilloi një sezon të mrekullueshëm me Stuttgartin, ishte i zgjedhuri për sulmin e Borussias së Dortmundit, që...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...