Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Akuzat ndaj CONMEBOL, Messi rrezikon dënim më të rëndë

Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut, Conmebol, i ka pritur shumë keq kritikat e Lionel Messit rreth organizimit të Copa America. “Ylli” argjentinas e akuzoi organizatën e futbollit si të korruptuar dhe që po bënte gjithçka në favor të Brazilit.

Për këtë arsye, sikurse informon Marca, Conmebol po sheh mundësinë për t’i dhënë një dënim më të ashpër 32-vjeçarit, që u ndëshkua në karton të kuq në finalen për vendit të tretë me Kilin, pas përplasjes me Medel (për pjesën më të madhe të opinionit në mënyrë të padrejtë).

Messi nuk do të luajë në ndeshjen e radhës eliminatoreve të Botërorit, që nisin në muajin mars 2020. Por duket se dënimi nuk do të jetë vetëm për një ndeshje.

Një një komunikatë për shtyp, Conmebol i ka konsideruar të papranueshme komentet e Messit, e tashmë po mendon të nisë një hetim disiplinor për Leon, që në këtë rast do të rrezikonte nga 2 deri 4 ndeshje pezullim. Aq më tepër që Messi ka precedentë të sjelljes së pahijshme, duke iu referuar rastit të vitit 2017, kur iu drejtua me fjalë fyese gjyqtarit anësor brazilian, Emerson Augusto do Carvalho në fitoren 1-0 me Kilin për “Russi 2018”.

FIFA e dënoi Messin 4 ndeshje pezullim, por Gjykata e Arbitrazhit sportiv e hodhi poshtë për arsye proceduriale.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...