Futboll

Akuzat për shpërdorim detyre, tjetër pezullim nga FIFA për Blatter e Valcke

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka marrë një tjetër pezullim për shtatë vjet e tetë muaj nga futbolli. Dënimi i radhës është vendosur për shkelje të shumta të kodit të etikës së FIFA-s dhe hyn në fuqi sapo të përfundojë pezullimi aktual në muajin tetor.

Të njëjtin ndëshkim ka marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i organizatës së futbollit botëror, Jerome Valcke.

Një njoftimin e dhënë nga FIFA për këtë pezullim të ri të dy ish-funksionarëve të lartë, shkruhet:

“Hetimet ndaj zotërinjve Blatter dhe Valcke u zhvilluan për akuza të ndryshme, veçanërisht në lidhje me pagesat e bonusit në lidhje me garat e FIFA-s, që u ishin paguar zyrtarëve të lartë të menaxhimit të FIFA-s, zgjatjet e kontratave të punës, si dhe rimbursimin nga FIFA të kostove juridike private, në rastin e Z. Valcke.”

Sepp Blatter, 84-vjeç, qëndroi në krye të FIFA-s për plot 15 vjet, nga viti 1998 deri më 2015-tën. Ai pasoi në këtë detyrë brazilianin Joao Havelange, ndërsa ia la vendin italo-zvicëranit Gianni Infantino, presidentit aktual të qeverisë së futbollit botëror.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency