Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Akuzohet për pengmarrje, Benzema nuk përmbahet!

Nuk kanë fund problemet për Karim Benzema. Në fushën e lojës sulmuesi francez nuk po arrin të zhbllokohet me Realin e Madridit që po vuan largimin e Cristiano Ronaldos.Po jashtë saj çfarë po ndodh me Benzema? Problemet e zakonshme. Për Benzema flitet shumë, ndoshta tepër.

Kështu, pas debatit me presidentin e Federatës Franceze të Futbollit në lidhje me një kthim të mundshëm (madje, të pamundshëm) të lojtarit të Real Madrid te kombëtarja, tani kanë ardhur probleme të tjera. Sipas francezes “Mediapart”, sulmuesi ka qenë i përfshirë në një rast dhune dhe pengmarrjeje të mbetur n ë tentativë.

Ish-menxaheri i lojtarit, Leo De Souza, gjithmonë sipas mediave franceze, ka bërë një denoncim në lidhje me një sulm që ka pësuar në Paris para një lokali që ndodhet në arrondissenment-in (lagje) e trembëdhjetë, me rastin e ndeshjes së luajtur mes Paris Saint-Germain dhe Lyon. Të akuzuarit janë persona që bëjnë pjesë në stafin e Benzema, i cili është rritur në Lion.

Menaxheri ka thënë se personi që e ka sulmuar ka dalë nga një furgon i errët, në pjesën e pasme të së cilit mund të dallohej një person që ngjasonte me lojtarin e Real Madrid. Çështja ka lidhje me një borxh mbi 500 mijë euro, që nuk është shlyer kurrë nga menaxheri. De Souza ia ka thënë të gjitha këto policisë, duke shtuar se personat e përfshirë janë miq të ish-klientit të tij. Kjo gjë ka shkaktuar shumë zhurmë në Francë.

Por kundërpërgjigjja e lojtarit nuk ka vonuar dhe ka ardhur, si zakonisht, në rrjetet sociale. Francezi, gjithsesi, nuk ka mohuar se ka patur një takim mes De Souza-s dhe stafit të tij, por thjesht ka minimizuar ngjarjen, duke thënë se ish-menaxheri i tij ka shpikur akuzat për dhunë dhe tentativën për pengmarrje.

“Një i afërm i Benzema prek krahun e De Souza dhe kjo është pengmarrje. De Souza rrihet, por nuk mungon asnjë ditë në punë. De Souza thotë se në makinë ka qenë edhe Benzema, por hetuesit e kanë përgënjeshtruar. A e ka seriozisht kjo botë?”. Pavarësisht ndërhyrjes së francezi, kjo histori duket se do të zgjasë dhe të kthehet në një tjetër çështje në karrierën e veçantë të Benzema.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...