Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Akuzohet për përdhunim, dhunë dhe kërcënim me vrasje, Greenwood lirohet me kusht

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, është liruar me kusht pasi u arrestua me dyshimin se kishte përdhunuar dhe kërcënuar me vrasje një grua.

20-vjeçari u arrestua gjithashtu me dyshimin për sulm të dielën pas akuzave që u bënë publike në rrjetet sociale.

Manchester United më parë tha se sulmuesi nuk do të kthehej në stërvitje apo ndeshje deri në një njoftim të dytë, duke e pezulluar atë deri në përfundim të hetimit.

Policia e Manchesterit tha se Greenwood u arrestua pasi “u njoftuan për imazhet dhe videot që po qarkullonin në rrjetet sociale dhe që ishin postuar nga një grua që bënte me dije se ishte dhunuar.”

Gjyqtarët kishin vendosur për ta mbajtur atë në paraburgim deri të mërkurën, por sot Greenwood u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...