Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Akuzohet për përdhunim, por modelja nuk e lë Dani Alves

Joana Sanz, bashkëshortja e Dani Alvesit, e vizitoi brazilianin në burgun Brians 2, ku ai po mbahet pa kusht, i akuzuar që nga 20 janari për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate, në Barcelonë, më 30 dhjetor.

Vizita u zhvillua të dielën, midis orës 18:00 dhe 18:50. Modelja 29-vjeçare shkoi në burg e shoqëruar nga Bruno, mik dhe shef personal i futbollistit brazilian 39-vjeçar.

“Nuk do ta lë vetëm në momentin më të keq të jetës së tij”, – iu përgjigj Joana Sanz gazetares Paula González të programit Telecinco “Fiesta”, kur u pyet për thashethemet e divorcit të çiftit.

Kur ajo u mor në pyetje për gjendjen shpirtërore të ish-lojtarit të Barcelonës dhe Sevillas, Joana Sanz u përgjigj me ironi: “Si mendoni ju?”

Joana Sanz mohoi që Dani Alves refuzoi të kishte një takim ballë për ballë me të, siç raportohet nga Leticia Requejo në “Ana Rosa Program”: “Kjo është një gënjeshtër”.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...