Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Akuzoi zëvendëspresidentin e vendin për abuzim seksual, zhduket tenistja

Tenistja kineze, Shuai Peng, i cila ishte numri një në botë renditjen e lojës dyshe në vitin 2014 dhe aktualisht e 191-ta në renditjen individuale, sipas gazetës “Le Monde”, është zhdukur nga qarkullimi, pasi akuzoi ish-zëvendëspresidentin e vendit të saj, Zhang Gaoli, për abuzim seksual.

Peng, 35 vjeçe, e cila luajti turneun e saj të fundit në shkurt 2020, në Doha, para fillimit të pandemisë, denoncoi hapur liderin kinez në rrjetin social Weibo, megjithëse mesazhi u zhduk 20 minuta më vonë.

Sipas versionit të lojtares veterane, Zhang Gaoli, 75 vjeç, një nga politikanët më të rëndësishëm kinez mes viteve 2013 dhe 2018, e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie seksuale. Në karrierën e Pengut bien në sy 23 tituj në lojën në çift, veçanërisht në Roland Garros 2014, dhe dy në teke: Tianjin (2016) dhe Nanchang (2017).

“Akuza të tilla për përdhunim prekin për herë të parë një lider kaq të lartë brenda qeverisë kineze. Por heshtja e gruas së re, që kur rasti u bë publik, ngre frikën se çfarë mund të ketë ndodhur me të,” shkruan Simon Leplâtre, korrespondent “Le Monde” në Shangai. Një nga versionet që qarkullojnë është se tenistja është arratisur në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...