Al Khelafi shuan zërat e merkatos: Neymar qëndron me 2000% te PSG

Nuk kanë fund zërat e meraktos rreth sulmuesit të PSG Neymar. Interesimi i vazhdueshëm i Realit për të siguruar shërbimet e brazilianit, po kthehet në një shqetësim serioz për klubin parizien. Por, numri një i klubit francez, sheiku Naser Al-Khelaifi ka qënë i qartë në një intervistë të dhënë. Neymar qëndron te PSG me 2000%, duke shtuar se kjo është vetë dëshira e lojtarit. Ndërkohë që edhe vetë menaxheri i sulmuesit është shprehur se zërat për të ardhmen e klientit të tij janë thjeshtë spekullime të mediave spanjolle dhe se nuk ka absolutisht asgjë të vërtetë në ato që shkruhet. Ndër të tjera, menaxheri i brazilianit shtoi se sulmuesi ka një kontratë me kampionët e Francës dhe së dëshira e tij është ta respektojë.Ndërkohë nga ana e lojtarit ende nuk ka asnjë deklaratë publike për të ardhmen. Sidoqoftë përtej këtyre deklaratave, mediat spanjolle vazhdojnë të insistojnë se Neymar në verë do të veshë fanellën e klubit mbretëror, pasi parizienët kanë probleme të mëdha me fair play-in financiar dhe për të mos rrezikuar sanksione nga UEFA do të bëjNë disa shitje të rëndësishme gjatë kësaj verë dhe një prej të larguarve mund të jetë pikërisht Neymar.
