E ardhmja e Lionel Messit, Kylian Mbappe dhe Sergio Ramos te Paris Saint-Germain është gjithmonë në çështje diskutimi kudo.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, zgjodhi të flasë pikërisht për këtë temë së fundi dhe theksoi se klubi parizien dëshiron që t’i ketë në skuadër të tre këta emra të mëdhenj.
Lexo edhe:
- Kombëtarja e minifutbollit, optimizëm te kuqezinjtë: I fitojmë të tria ndeshjet!
- Myrto Uzuni, lojtari më i shtrenjtë në ligën e dytë spanjolle
- Nga Nagelsmann te Tuchel, si erdhi vendimi për ndryshimin e trajnerit
- Ramadani: S’e kam problem nëse dikush luan përpara meje, të përkrahim njëri-tjetrin
“Të gjithë duan të dinë se çfarë do të ndodhë, ne jemi të përqendruar që ata të vazhdojnë të luajnë me ne, të shohim nëse mund t’i bëjmë gjërat në mënyrën e duhur. Nuk do të gabojmë. Por tani është gjithashtu fokusi themelor te sezoni dhe tek talentet tanë më të rinj. Akademia është e rëndësishme, ne do të investojmë në të”-tha Al Khelaifi.
