Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Al-Khelaifi: E vështirë të ndahesh me Neymarin, diçka s’e harroj kurrë

Këmbënguli gjatë që të rikthehej te Barcelona, por e ardhmja e Neymarit quhet Al Hilal. Klubi nga Arabia Saudite ka përforcuar sulmin me shërbimet e 31-vjeçarit, i cili braktis futbollin europian pas 10 vitesh.

Al Hilal arriti akordin me PSG-në për 90 mln euro. Kontratë 2-vjeçare për brazilianin, i cili do të përfitojë rreth 160 mln euro neto në sezon. Aventurën 6-vjeçare në kryeqytetin francez e mbylli me 13 trofe.

Gjatë 173 ndeshjeve me fanellën e PSG-së ai shënoi 118 gola dhe regjistroi 77 asistime. Presidenti i kampionëve të Francës, Nasser Al-Khelaifi ka zgjedhur fjalë zemre për t’u përshëndetur me Neymarin.

Për të cilin shpenzoi 222 mln euro te Barcelona në verën e vitit 2017, duke e kthyer në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Lexo edhe:

Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një futbollisti të jashtëzakonshëm si Neymari, një prej lojtarëve më të mirë në planet.

Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris Saint-Germain dhe çfarë ka kontribuar për klubin dhe projektin tonë gjatë gjashtë viteve të fundit.

Neymar do të jetë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e historisë sonë. Do të doja të falënderoja atë dhe familjen e tij. Ne i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen dhe aventurën e tij të ardhshme”, u shpreh kreu i PSG-së.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...