Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Al-Khelaifi i përgjigjet Tebasit: Ndoshta ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga

Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së, u shfaq këtë të hënë krah Kylian Mbappésë pas rinovimit të francezit me klubin parizien deri në vitin 2025. Gazetarët nuk ngurruan t’i kërkonin një koment për fjalët e Javier Tebasit, presidentit të La Ligas, i cili ditët e fundit ka vënë sërish në pikëpyetje “Fair Play-n financiar” të PSG-së pas humbjeve që ka pësuar klubi francez në sezonet e fundit.

“Ndoshta ai ka frikë se Ligue 1 është më e mirë se La Liga. Kjo është mirë për ne. LaLiga nuk është njësoj si tre ose katër vjet më parë. Kam respekt për të gjitha klubet, por edhe ne kemi nevojë për respekt. Respekti është thelbësor. Ne jemi të fokusuar te klubi ynë, te lojtari ynë më i mirë në botë. Kjo është ajo që na shqetëson. Ne kemi lojtarin më të mirë në botë edhe për tre vjet. Çfarë thonë të tjerët nuk është një çështja jonë. Ne nuk duam të dëgjojmë çfarë thotë Tebas, jemi të fokusuar në projektin tonë”, – u përgjigj Al-Khelaifi.

Presidenti i PSG-së nuk ka dashur të flasë as për shifrat që i janë ofruar Mbappesë.

“Nuk do t’i bëjmë publike shifrat, por gjëja më e rëndësishme për Mbappenë është projekti sportiv”, -tha ai. – “Është një ditë e mrekullueshme për të gjithë tifozët e PSG-së dhe është shumë e rëndësishme për ne dhe për Ligue 1. Ne mbajtëm lojtarin më të mirë në botë, është një ëndërr për të fituar. Do të jemi një nga kampionatet më të mira në botë. I kemi siguruar Kylianit kushtet më të mira për të fituar.”

Ankesa e La Ligas: La Liga njoftoi të shtunën se do të paraqesë një ankesë kundër PSG-së para UEFA-s, sepse e kupton që duke rinovuar me Mbappénë po shkel “Fair Play-n financiar”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...