Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Al-Khelaifi: Mbappe duhet të qëndrojë sepse kemi një marrëveshje dhe nuk bëhet fjalë për para!

Nasser al-Khelaifi nuk ka dyshime, ai dëshiron që Kylian Mbappe të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Në një prononcim të dhënë së fundmi për mediet franceze, kreu i klubit parisien theksoi se PSG-ja dhe sulmuesi kanë një marrëveshje, por thekson se kur e thotë këtë nuk e ka fjalën për paratë, por për bashkëpunimin mes tyre.

Lexo edhe:

“Sigurisht që dua që Kylian të qëndrojë, kjo është e sigurt. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe klubi më i mirë për Kylian është PSG. Ai është qendra e gjithçkaje. Kylian është një njeri i madh, një lojtar i madh, por edhe një person i madh. Siç ka thënë edhe ai vetë, Mbappe ka një marrëveshje me mua. Nuk dua të flas për para dhe të them se sa vlen marrëveshja. Ne kemi një ‘marrëveshje zotërinjsh’, marrëveshja jonë nuk është çështje parash. Është mes një lojtari dhe presidenti të klubit, drejtorit sportiv dhe trajnerit, është më shumë se një marrëveshje e nënshkruar.”-tha ai.

Al-Khelaifi thekson ndër të tjera se mediet duhet ta lejojnë Kylian Mbappe të vendosë në paqe të ardhmen e tij: “I kërkoj të gjithëve ta lënë Kylian të qetë! Na lini të qetë!”.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Sulmuesi kryesor i Italisë në këtë Europian, Gianluca Scamacca foli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Shqipërinë. Lojtari që aktivizohet me Atalantën në...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...