Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

“Al-Khelaifi na merr për budallenj, as vetë nuk beson te gënjeshtrat e tij”

Kam refuzuar 180 milionë euro verën e kaluar nga Real Madrid, sepse e dija që Kylian donte të qëndronte këtu. Unë e njoh shumë mirë, e di se çfarë dëshiron ai dhe familja e tij. Ata nuk lëvizin për para.

Ai ka zgjedhur të luajë për qytetin e tij, klubin dhe vendin e tij, dhe për projektin tonë sportiv. Ai mendon vetëm të luajë dhe të fitojë. Mbappe nuk ka ndryshuar, ai kurrë nuk ka dashur të luajë për Realin”, deklaroi ditën e djeshme Nasser Al-Khelaifi, presidenti i PSG-së.

Javier Tebas ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale. Presidenti i La Liga-s ka postuar edhe deklaratën e kreut të kampionëve të Spanjës, i cili u shpreh se nuk është stili ynë të flasim për liga të tjera, klube apo federata.

Al-Khelaifi është një nivel tjetër. Ai na merr të gjithëve për budallenj (as vetë nuk i beson gënjeshtrat e tij) dhe shfaqet duke na dhënë mësime me arrogancën e tij”. Rregullat nuk ekzistojnë për PSG-në.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë për një futboll të qëndrueshëm pa mashtrime”, shkruan Javier Tebas në Twitter. Mbappe ishte afër transferimit te “Los Blancos”, por në fund ndryshoi mendje dhe rinovoi me PSG-në deri në 2025.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Me Stefano Piolin që ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij në pankinën e Milanit dhe pret vetëm fundin e sezonit për t’u larguar, kuqezinjtë...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...