Cristiano Ronaldo po kalon ditët e fundit si lojtar i lirë, para se të kryejë transferimin e mundshëm tek Al Nassr, në Arabinë Saudite. Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi, në një intervistë për Sky News, hodhi poshtë interesimin e tij për “yllin” portugez, por nga ana tjetër rezervoi lëvdata pa fund për mesfushorin anglez, Bellingham.
“Me tre lojtarët që kemi (Messi, Neymar dhe Mbappé), është shumë e vështirë, por i uroj atij gjithë të mirat. Ai është fantastik dhe vazhdon të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm”.
Lojtari që intereson klubit parizien është Jude Bellingham. Mesfushori anglez po kalon një Botëror të mrekullueshëm dhe ka nxitur interesimin e ekipeve të mëdha evropiane, përfshirë PSG-në.
“Çfarë lojtari! Sinqerisht, Anglia është me fat që e ka atë, ai është një nga lojtarët më të mirë në Botëror. Të gjithë në klub duan të nënshkruajnë, nuk do ta fsheh. Ai është në klubi i tij (Dortmund) dhe nëse duam të flasim me të, fillimisht duhet biseduar me klubin.”
Për mënyrën se si e sheh zhvillimin e Kupës së Botës në vendlindjen e tij, Al Khleaifi u shpreh:
“Duhet të jemi krenarë dhe të themi me zë të lartë se jemi krenarë për vendin tonë. Mund të shihni organizimin, infrastrukturën, stadiumet… Katari është gati të presë një ngjarje më të madhe,” – tha ai, duke iu referuar Lojërave Olimpike 2036.
