Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Al Khelaifi “tallet” me Juventusin: Superligën ta luajë e vetme, në një stadium në shkretëtirë!

Presidenti i PSG, Nasser Al Khelaifi ka mbajtur gjithnjë një qëndrim kundër idesë së krijimit të një kompeticioni të ri europian të quajtur Superliga. Një iniciativë kjo e Real Madrid, Barcelona dhe Juventus.

Një ide që tashmë duket shumë e vështirë për t’u realizuar, aq më tepër që një prej mbështetësve më të mëdhenj të saj, Andrea Agnelli është tërhequr nga bardhezinjtë si pasojë e problemeve financiare. Dhe, në këtë pikë, duke njohur tashmë vështirësitë e mëdha që po has Juventus, Al-Khelaifi duket se ka gjetur edhe momentin më të përshtatshëm për t’u “tallur” me italianët.

“Superliga? Asnjë klub nuk do të merrte pjesë dhe asnjë nuk do të shkonte në stadium për të parë ndeshjet. Do të ishte një kompeticion me vetëm tre skuadra (Juventus, Real dhe Barcelona). Fansat e futbollit nuk do ta lejonin kurrë krijimin e një kompeticioni si Superliga.

Këtyre tre klubeve që kërkojnë Superligën, iu them se nëse nuk iu pëlqen Champions League, atëherë të mos marrin pjesë. Le ta luajë Juventusi Superligën e vetme në një stadium në shkretëtirë”, tha Al Khelaifi.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...