Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Al-Khelaifi vendos në pikëpyetje të ardhurat e Barcelonës: Si qenka kjo puna e shitjes së aseteve?

Barcelona ishte një nga klubet më aktive në merkaton e fundit verore me katalanasit që transferuan tetë futbollistë si një nevojë e trajnerit Xavi Hernandez për të rikthyer blaugranët konkurrues në arenën ndërkombëtare.

Katalanasit, edhe pse në vështirësi financiare e gjetën mënyrën për të bërë goditje të bujshme madje sakrificat shkuan deri në pikën ku drejtuesit shitën edhe disa asete të klubit për të regjistruar emra si Lewandowski, Raphinha apo Kounde. Por, kjo mënyrë duket se i ka bërë përshtypje presidentit të PSG, Nasser Al-Khelaifi i cili thekson se nuk është i sigurt nëse diçka e tillë është e ligjshme ndërsa fton UEFA-n të hetojë.

“A është drejtë që Barcelona të shesë aksione për të transferuar futbollistë? Jo, për mua nuk është e drejtë. Nuk jam i sigurt nëse diçka e tillë lejohet, sepse në këtë mënyrë mund të procedojnë edhe klubet e tjera. Sigurisht që UEFA ka rregullat e saj në lidhje me pjesën ekonomike të klubeve dhe besoj se ata do ta marrin në konsideratë edhe rastin e Barcelonës.

Rregullat e reja financiare janë një zhvillim pozitiv, por duhet të tregohemi të kujdesshëm sepse ka nivele të rrezikshme të borxheve dhe më pas marrëveshje si me “magji”për të rregulluar bilancet janë të rrezikshme”, tha Al-Khelaifi.

Lajme të tjera

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Featured

Rey Manaj është duke kaluar një nga momentet e tij më të mira bë karrierë. Sulmuesi shqiptar ka gjetur këtë të dielë golin e...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...