Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Alaba tremb Bayernin: S’do të qëndroj edhe 5 vite të tjera këtu

KARLSRUHE, GERMANY - JANUARY 16: David Alaba of Muenchen reacts prior to a friendly match between Karlsruher SC and FC Bayern Muenchen at Wildpark Stadium on January 16, 2016 in Karlsruhe, Germany. (Photo by Alex Grimm/Bongarts/Getty Images)

David Alaba shkakton panik te Bayerni i Mynihut me intervistën e tij dhënë për revistën austriake “Kurier”. Anësori i kampionëve në fuqi të Bundesligës është shprehur se mendon largimin nga bavarezët për të ndryshuar ambient dhe për një sfidë të re në karrierën e tij. Kontrata e 25-vjeçarit me Bayernin përfundon në vitin 2021, por pas prononcimit të tij të fundit vështirë se do të rinovohet.

“Jam i bindur që një ditë do të më duhet të marr një vendim. Ndihem shumë mirë këtu, por e imagjinoj veten në një rrugëtim tjetër, duke hedhur një hap para ose kërkuar një sfidë të re.”

Një sinjal ky i Alabas për klubet e mëdha europiane, mes tyre edhe Barcelona, që ka tentuar prej kohësh blerjen e futbollistit të Kombëtares së Austrisë.

“E lë të hapur mundësinë e largimit nga Bayerni. Për momentin jam i përqendruar tek objektivat që kam për këtë sezon. Çfarë mund të ndodhë në të ardhmen? Nuk besoj se do të qëndroj edhe 5 vite të tjera këtu.”

Te Barcelona mendojnë se Alba ka profilin e futbollistit që do të përshtatej në mënyrë perfekte me lojën e “blaugranave”. Alaba e hodhi hapin e parë, tani u takon katalanëve t’i drejtohen Bayernit me ofertën e duhur.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...