Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Alain Giresse: I kënaqur sidomos për Dellovën, motiv për lojtarët e ligës së Kosovës

Për Alain Giresse debutimi me Kosovën ishte fantastik, me një fitore të thellë që injekton optimizëm te “dardanët”. Pas sfidës me Burkino Fasos, trajneri francez deklaroi:

“Është shumë e rëndësishme të debutosh me fitore dhe pa dyshim cilësia e treguar nga futbollistët, golat më bëjnë të lumtur”.

Formacioni: “Siç e kam thënë më parë, kam tentuar t’i jap mundësinë gjithsecilit. Ndaj Zvicrës do të aktivizoj të tjerët, me synimin për t’ua dhënë të gjithëve mundësinë.”

Fitore e thellë:  “Pa dyshim një fitore më shumë rëndësi, aq me tepër në “Fadil Vokrri”, pasi ish-presidentin e njihja personalisht. Është edhe një fitore simbolike edhe për të.

Lojtarët e veçantë: “Jam shumë i kanaqur me lojtarët debutues, sidomos për Dellovën, sepse vjen nga kampionati i Kosovës, i kemi dhënë mundësi për të luajtur. Do të jetë motiv për lojtarët që luajnë në ligën e Kosovës.”

Komunikimi: “Komunikimin e bëjmë në frëngjisht, sepse ka lojtarë që dinë frëngjisht, pak anglisht, gjithashtu pak spanjisht. Pastaj, për të kryer një zëvendësim mjaftojnë gjestet.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...