Nations League

Alain Giresse: Kërkojmë rezultat pozitiv për vendin e dytë

Alain Giresse i jep rëndësi sfidës me Irlandën e Veriut në transfertë, edhe pse çështja e vendit të parë është mbyllur (e ka fituar Greqia). Sipas trajnerit francez, dardanët synojnë rezultatin pozitiv në këtë ndeshje, për të tentuar në fund vendin e dytë.

“Patjetër që ndeshja me Irlandën e Veriut se është e rëndësishme për ne, sepse është ndeshje zyrtare e UEFA-s dhe vlerësohet në sistemin e renditjes. Kështu që kemi të bëjmë me një ndeshje që ka rëndësi. Ne kemi ardhur këtu për të tentuar të marrim rezultat pozitiv në këtë përballje dhe shpresoj t’ia dalim.

Është e qartë që Greqia e ka fituar grupin, por për ne tani është e rëndësishme të konfirmojmë pozitën e dytë këtë fushatë. Ky është synimi i ekipit tonë, tani për tani, pra vendi i dytë në grup pas këtyre dy ndeshjeve të fundit që i kemi”.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency